MENAXHIMI I PROJEKTEVE

https://www.acg-kosova.com/wp-content/uploads/2020/08/inner_image_01-850x1280.jpg

MENAXHIMI I PROJEKTEVE

ACG ka profesionist të dëshmuar në menaxhimin e projekteve. Shumë biznese mund t`a shfrytëzojnë këtë mundësi që ACG e ofron në mënyra të ndryshme, duke nisur nga menaxheri i projektit, asistenca në menaxhim të projektit, menaxhimi financiar dhe të gjithë asistencën e nevojshme në realizimin e suksesshëm të projektit në tërësi.

ACG ka profesionist të dëshmuar në menaxhimin e projekteve. Shumë biznese mund t`a shfrytëzojnë këtë mundësi që ACG e ofron në mënyra të ndryshme, duke nisur nga menaxheri i projektit, asistenca në menaxhim të projektit, menaxhimi financiar dhe të gjithë asistencën e nevojshme në realizimin e suksesshëm të projektit në tërësi.

Menaxhimi i projekteve, qofshin ato të mëdha apo të vogla kërkojnë njohuri, përvojë dhe kompetenca të ndryshme. Fillimisht duhet poseduar një plan dhe një pasqyrë të qartë se si duhet të bëhet realizimi i një projekti. Të gjitha aktivitetet e përditshmërisë, paraqesin në vete projekte, edhe pse jemi jo shumë të vetëdijshëm dhe nuk mbajmë përgjegjësi. Pra çdo njeri është një lloj menaxheri i projektit, pasi që menaxhon, koordinon apo organizon një aktivitet të caktuar. Projektet në tërësi mund të shërbejnë dhe nënkuptojnë disa definime, si :

  • Përpjekje e orientuar drejt rezultateve praktike dhe konkrete
  • Veprim i përqendruar në zgjidhjen e problemeve apo çështjeve relativisht të ndërlikuara.
  • Veprim me objektiva të qarta dhe rezultate të pritshme
  • Veprim i kryer gjatë një kohe të caktuar, me burime të kufizuara financiare, teknike dhe njerëzore
  • Veprim i planifikuar paraprakisht dhe i vlerësuar në fund të tij.

Procesi i menaxhimit të projekteve i ka disa faza të caktuara, si:

  • Inicimi I projektit
  • Planifikimi i aktiviteteve
  • Realizimit i projektit
  • Mbikëqyrja dhe kontrolli i projektit
  • Raportimi përfundimtar dhe përmbyllja e projektit.

E veçanta kryesore në menaxhimin e projekteve është ndarja e përgjegjësisë dhe vlerësimi i të gjitha aktiviteteve të ndara. Çdo projekt i caktuar duhet të emëroj Menaxherin e projektit, i cili është përgjegjës për komunikimin me sponsorët dhe investitorët. Ai është përgjegjës për koordinimin e aktiviteteve projektuese në mënyrë që projekti të realizohet suksesshëm, gjegjësisht ashtu që qëllimet e projektit të realizohen në kohën e dëshiruar në bazë të përllogaritjes së përcaktuar paraprake të projektit.

Mustafa Kemal Atatürk

Menaxhimi ngjason me mbajtjen në dorë të një pëllumbi: nëse e shtrëngon fort, e mbyt, por nëse nuk e shtrëngon mirë, të ikën duarsh andaj Nuk ekziston problem që mendja njerëzore të mos mund të menaxhojë.
https://www.acg-kosova.com/wp-content/uploads/2020/08/image_illustrations_02.png