PËR NE

Alliance Consulting Group është kompani konsulentë me fokus kryesor për të ndihmuar kompanitë dhe Institucionet e ndryshme ne rrugën e tyre drejt Suksesit. ACG ofron shërbimet e saj ne disa fusha si Konsulencëmenaxheriale, Implementimin e Standardeve Ndërkombëtare, Menaxhimi i projekteve si dhe Ngritje te Kapaciteteve.
ACG punon ngushtë me klientët për të ju ndihmuar atyre të përcaktojnë Pozicionin e tyre strategjik duke ju ndihmuar në vizionin e tyre strategjik, Rrisin pozicionin e tyre konkurrues në treg, këshillon për ndryshime të nevojshme, dhe ndihmon në implementimin e ndryshimeve të propozuara që transformojnë punën e tyre të deritanishme në një biznes të suksesshëm. Shërbimet tona kanë efekt shumëdimensional dhe janë të shkallëzuara në mënyrë që të arrijnë tek secili klient potencial që ka nevojë për njohuritë tona.
Kompanitë private në vendet e Ballkanit Perëndimor, e ne veçanti Kosova dhe Shqipëria sot

01MISIONI

Ofrimi i shërbimeve të konsulencës të specializuara për t'u shtuar vlerë klientëve tanë dhe për t'i ndihmuar ata në arritjen e objektivave të tyre strategjikë.

02VIZIONI

Zgjerimi i shërbimeve të konsulencës në nivel rajonal dhe global, si dhe shndërrimi i kompanisë në një këshilltar të besueshëm i kompanive dhe organizatave që synojnë zhvillimin e tyre përtej kufijve!

03BESIMI

Shërbimet tona ofrojmë klientëve tanë zgjidhje konkrete në zhvillimin e tyre strategjik dhe konceptual, për fillimin e një biznesi të ri apo zhvillimin e biznesit ekzistues dhe realizimin e ideve të shkruara në praktikë.

https://acg-kosova.com/site/wp-content/uploads/2020/08/image_illustrations_01.png

HELPING YOUR BUSINESS GROWIDEAS, MANAGMENT AND CONSULTING

NE OFROJMË NJË PERSPEKTIV TJETËR

Ndonjëherë, një pronar biznesi mund të mos jetë aq në kontakt me menaxhmentin ose ekipet e tij sa duhet. Për shkak të afërsisë së tyre, shumica e bizneseve nuk janë në gjendje të shohin problemet ekzistuese brenda kompanisë së tyre. Prandaj, nuk është gjithmonë e qartë se cili është shkaku kryesor i çështjeve ose ku janë dobësitë në procese përbrenda kompanisë.  Situata si keto mund ta pengojë biznesin të mos funksionojë mire, me shume probleme dhe të jetë i pa suksesshëm edhe pse shpenzon kohe, mund, para dhe forcë punetore. ACG ne raste te tilla vepron si një palë e tretë neutrale, duke i ofruar biznesit tuaj një perspektivë të jashtme për atë që po bëni gabim dhe ku mund të përmirësoni. Me një palë sy të freskët në biznesin tuaj, konsulentët tanë mund të dallojnë shpejt sfidat që po e pengojnë biznesin tuaj, duke rezultuar në ndryshime kritike që kanë potencialin të jenë shumë të dobishme për biznesin tuaj.
https://acg-kosova.com/site/wp-content/uploads/2020/08/inner_image_01-850x1280.jpg
https://acg-kosova.com/site/wp-content/uploads/2022/09/ng4-850x1280.png

BURIM I VLEFSHËM PËR BIZNESIN TUAJ

Drejtorët dhe menaxhmenti i kompanisë janë shpesh tepër të zënë me një sërë detyrash, gjë që lë pak kohë për t’u fokusuar në ndryshimet dhe rritjen brenda kompanive të tyre, andaj me angazhimin e nje konsulenti të jashtëm ju do i krijoni vetes një qasje në një pasuri burimesh të vlefshme të kritikes, ideve, praktikave të mëhershme dhe përvojës profesionale. Konsulentët e ACG-se kanë krijuar përvojën për të vlerësuar siç duhet biznesin tuaj dhe nevojat e tij duke ju shmangur nevojën e që kompania juaj të angazhoj punëtor, paguaj paga për te marre një shërbim te caktuar, kur për te njëjtën vlere ju mund te merrni me shume se një shërbim!

JU SILLNI EKSPERT NË BIZNESIN TUAJ

Në përgjithësi, shumica e pronarëve të bizneseve kanë një kuptim mjaft të shëndoshë të praktikave bazë të biznesit. Por nuk është e mundur që një person të dijë gjithçka. Ka gjithashtu shumë pronarë biznesesh që po mësojnë gjate rrugës por në fakt në ditët e sotshme kjo është një rrugë e vështirë. Ajo që ACG e ofron është kaq e vlefshëm për bizneset pasi se ata specializohen në strategjitë, proceset dhe metodologjitë e zhvillimit të biznesit. Kjo i lejon Drejtorit dhe Menaxhmentit të biznesit të fokusohet në punën për të cilën janë vërtet të pasionuar dhe të kualifikuar për të bërë. Konsulentët e ACG-se mund të përdoren në afat të shkurtër ose afatgjatë që paraqet një lehtësire për biznesin. Shumicën e kohës, konsulentët tanë angazhohen në implementimin dhe zbatimit e ndryshimeve të caktuara në biznes, përfaqësuar biznesin kur është e nevojshme ose për të trajnuar punonjësit në aftësi të reja që do të përdoren në të ardhmen për të mirën e kompanisë. Angazhimi i një konsulenti cilësor do t’ju ndihmojë të siguroheni që të keni mjetet e duhura afër vetës në kohe dhe vend të duhur po ashtu që ekipi juaj të jetë i trajnuar siç duhet, thjesht ju angazhoni profesionist për ti adresuar nevojat

https://acg-kosova.com/site/wp-content/uploads/2022/09/ng3-850x1280.png
https://acg-kosova.com/site/wp-content/uploads/2022/09/ng1-850x1280.png

KURSENI KOHË, PARA DHE STRES

Sot shumica e drejtoreve dhe bizneseve janë shumë të zenë vazhdimisht duke marrë përsipër detyra ose projekte të shumta në të njëjtën kohë, duke i çuar nivelet e stresit në rritje dhe duke e shpërndarë kohën tuaj duke u angazhuar në shumë gjera në të njëjtën kohe e shpesh ballafaqoheni me situata kur ju duhet të merrni vendime edhe më të kushtueshme Punësimi i njerëzve të rinj përveç që është i kushtueshëm, merr kohë ofron pasiguri? Trajnimi i tyre ka kosto financiare, kohore dhe angazhim? Të investosh në punonjës të rinj dhe të shpresosh që ata të qëndrojnë mjaftueshëm për ta bërë investimin të vlejë? Ndërsa një angazhimi i ACG-së mund të jetë një investim më i madh paraprak, pasi që Konsulentët tanë janë profesionistë  për nevojën tuaj, Nuk keni obligime ti akomodoni, thjeshte nuk janë punonjës me kohë të plotë, gjë që kursen paratë e biznesit tuaj në planin afatgjatë gjithnjë duke ju ofruar shërbimin e nevojshëm per biznesin tuaj.

ARRITNI OBJEKTIVAT E BIZNESIT TUAJ

Të kesh një konsulent të mirë biznesi siguron që ka llogaridhënie dhe veprim. Shumica e bizneseve takohen dhe diskutojnë shumë ide domethënëse, por rrallë ndërmarrin veprime për ti konkretizuar ato!

Kjo është për shkak të shumë faktorëve, por zakonisht është mungesa e menaxhimit të duhur, mungesa e kohës, stafit, dhe përvojës profesionale apo edhe një plan veprimi për të arritur qëllimet ose ndonjë kombinim i tyre. Një diskutim rreth tryezës nuk çon gjithmonë në veprim. Konsulentët e biznesit – si ata te ACG-së mund të vlerësojnë sfidat tuaja, të parashtrojnë zgjidhje dhe të krijojnë shtigje për të përmbushur qëllimet tuaja. Gjithashtu, për shkak të “dinamikës shef-punonjës” të vendosur, konsulentët e biznesit janë të aftë për të motivuar ekipin tuaj në një mënyrë që punëdhënësi zakonisht nuk mundet. Nga ky këndvështrim unik, konsulentët e biznesit janë në gjendje të motivojnë punonjësit në mënyra të reja dhe të ndryshme.

Kur përdorni një konsulent biznesi, dëshironi të siguroheni që ata të kenë ekspertizë në tregun tuaj specifik andaj ACG ka një listë të gjere te expertve te jashtëm që mund ti angazhoj bazuar në kërkesën specifike të klientit.

Duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e tyre unike, konsulentët tanë mund të identifikojnë problemet dhe të ndihmojnë në fillimin e ndryshimeve për kompaninë tuaj. Ju gjithashtu mund të mbështeteni tek ACG-ja si një konsulent biznesi për të ju ofruar kritika konstruktive dhe për të edukuar punonjësit tuaj.

https://acg-kosova.com/site/wp-content/uploads/2022/09/ng2-850x1280.png